RMV, javën e kaluar 110 raste fruthi, 18.880 fëmijë janë të pavaksinuar

Gjatë javës së kaluar në Institutin për shëndet publik kanë ardhur 116 fletëparaqitje për raste të dyshimta nga të cilat 110 (43 nga Shkupi dhe 67 nga qytete tjera) janë konfirmuar si raste të fruthit të cilët janë të moshës prej një vjet deri mbi 40 vjeç, shkruan Nova, njofton Portalb.mk. Numri më i madh i rasteve (57) janë në moshën mbi 30 vjeç, kurse 21 fëmijë janë në moshën më pak se një vjeç. Për më shumë se 50 persona ka qenë i nevojshëm hospitalizim.

Këtë sot e deklaroi Dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për shëndet publik, i cili ka thënë se deri më tani janë vaksinuar 23.978 fëmijë, megjithatë mbesin edhe 18.880 fëmijë të cilët ende nuk janë të vaksinuar, që paraqet rrezik për mbajtjen dhe përhapjen e mëtutjeshme të epidemisë në qytetet ku ende nuk ka të sëmurë.

“Mbesin edhe 12.400 fëmijë të pavaksinuar, të moshës parashkollore, ku edhe është problemi më i madh, për shkak se ata më tutje e përhapin epideminë te grupet më të moshuara. Në moshë deri 14 vjet në Shkup të pavaksinuar janë 2.670 fëmijë, kurse në qytetet tjera ky numër është 3.800. Fokusi është tek fëmijët e moshës parashkollore jashtë Shkupit. Nga të gjitha rastet e regjistruara deri më tani 45 përqind kanë qenë të hospitalizuar, kurse 16 përqind kanë pasur komplikime, ka thënë Dr. Mikiq dhe ka shtuar se javën e ardhshme do të realizohen kontrolle të përforcuara në të gjitha qendrat e shëndetit publik për t’u vlerësuar cilat janë shkaqet për realizimin e ngadalshëm të vaksinimit jashtë Shkupit.” tha ai.

Ka theksuar se nga fillimi i epidemisë në dhjetor, deri më tani janë regjistruar 1.399 raste të fruthit prej të cilave numri më i madh janë nga Shkupi – 837, kurse numër të lartë kа në Kumanovë – 160, në Tetovë – 118, në Strugë – 80 raste. Gjithsej në 21 qytete janë regjistruar raste të fruthit.

Shkallë më e lartë e të sëmurëve, sqaroi ai, është tek fëmijët në moshën nën një vjeç, numri i përgjithshëm i të cilëve është 237, kurse shkallë të lartë të sëmundjeve ka tek grupi i moshës prej 30 deri 39 vjet, numri i të cilëve është 412.

“Sipas statusit vaksinal deri më tani 75 përqind e të gjitha rasteve të regjistruara janë të pavaksinuar me ç’rast tek fëmijët shkalla e të pavaksinuarve është 90 përqind, kurse tek më të moshuarit mbi 65 përqind. Në lidhje me masat për vaksinim, gjatë javës së kaluar janë vaksinuar 1.054 fëmijë në moshën prej 14 vjeç, prej të cilëve 309 në territorin e qytetit Shkup, kurse 743 tjerë janë në qytetet tjera. Deri më tani janë vaksinuar 1.113 persona të moshës mbi 14 vjeç prej të cilëve më shumë se 60 përqind janë të punësuar në institucione shëndetësore. Nga fillimi i epidemisë katër fëmijë kanë humbur jetën nga fruthi në moshën pesë vjet e gjysmë deri në 13 muaj të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar” tha Dr. Mikiq.

Përkujtoi në masën që në kopshtet për fëmijë mund të regjistrohen vetëm fëmijë të vaksinuar dhe në vendimin e qeverisë se gjatë regjistrimit në klasë të parë do të kërkohet të parashtrohet status vaksinal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button