Mjekët dhanë hollësi në Antikorrupsion rreth prokurimeve familjare në Hematologjisë

Vetëm një ditë pasi Komisioni për Antikorrupsion hapi lëndë për të hetuar konfliktin e interesave në Klinikën për hematologji ka reaguar Prokuroria publike, prej ku njoftuan se “në raportin e veçantë nga Drejtoria e policisë financiare, nuk janë vërtetuar shkelje në procedurën e prokurimit publik, as nuk është vërtetuar konflikti i interesit të personave përgjegjës, por prokurimi publik në tërësi dhe në të gjitha fazat është kryer në përputhje me ligjin “.

Kundër këtyre pretendimeve të Policisë financiare, parashtresa e dërguar deri te Antikorrupsioni, me të cilën kërkohet të hapet lëndë për lidhje familjare të njerëzve të parë të Klinikës për Hematologjisë kompanisë farmaceutike “Dr. Panovski”, theksohen më tepër shembuj përse duhet të konstatohet konflikt i interesave që ndikon në cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe në prokurimin e ilaçeve, shkruan Nova, transmeton Portalb.mk.

Në letër thuhet se drejtoresha Irena Panovska e ka ndërruar komplet Kolegjin profesional, i cili tani është instrument në duart e saj për blerjen e barnave të shtrenjta nga kompania farmaceutike e babait të saj, Dr. Panovski.

LEXO: Antikorrupsioni ka hapur procedurë për Merkon, Vangellovskin dhe drejtoreshën e Hematologjisë

Mjekët pohojnë se me sistematizimin e ri, i cili është sjellë në fuqi, në mënyrë jo-transparente dhe jo të ligjshme direkt dhe personalisht nga u.d. drejtoresha Irina Panovska përveç Kolegjit profesional, është ndërruar edhe infermierja kryesore, të gjithë shefat e departamenteve, dhe kuadro të dëshmuar të cilët janë bartës të veprimtarisë janë degraduar gjë që ndikon në cilësinë e trajtimit dhe zgjedhjen e barnave.

„ Kolegji profesional sipas ligjit i propozon drejtorit barnat dhe materialin tjetër të nevojshëm për të kryer veprimtarinë shëndetësore, por në këtë klinikë, Kolegji i ri profesional nuk është më organ profesional dhe nuk dyshon në cilësinë e barnave, sepse Kolegji profesional tani është shndërruar në një instrument të lirë në duar e u.d drejtoreshë. Është një rreth i mbrojtur e personave të dëgjueshëm. Rezultatet, fatkeqësisht janë evidente edhe në trajtimin edhe në cilësinë e kujdesit për pacientët, ndërsa vdekshmëria është rritur dukshëm vitin e fundit. Si mjekë, kërkojmë nga Komisioni Antikorrupsion sa më shpejtë ta kontrollojë këtë të dhënë” thuhet në parashtresën e një grupi mjekësh në Hematologji.

Për mjekët e Hematologjisë është e paqartë se si asnjë institucion kompetent – Ministria e shëndetësisë, Fondi për sigurim shëndetësor, MPB, Prokuroria publike dhe qeveria nuk mund të vërejnë një shembull të qartë të konfliktit të interesit, siç është gjendja faktike, ku vajza është bartës e funksionit publik, ndërsa babai i saj furnizuesi kryesor me barna dhe materiale për të.

“Mbase ligjet nuk vlejnë fare për këtë familje“ i kanë shkruar mjekët Komisionit Antikorrupsion.
Ata besojnë se Irina Panovska për të relativizuar këtë çështje duke deponuar deklaratë deri te Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit për “përjashtimit nga të gjitha procedurat e prokurimit publik” ku si ofertuesi i mundshëm mund të paraqitet kompania farmaceutike e babait të saj, si të vendoset “mbikëqyrje” të prokurimeve, nga “ekspertë të jashtëm”, të cilët nuk janë të punësuar në klinikë, e të cilët janë kompetente për të monitoruar dhe për të inspektuar mënyrën e realizimit të prokurimeve publike.

“Asnjë ilaç i ri nuk është vendosur në listën pozitive, përkatësisht të gjithë furnizohen me buxhete të kushtëzuara, shumat e të cilave nuk janë të rregulluara, si dhe kohëzgjatje dispozicionit të barnave. Aspekti tjetër është furnizuesi i këtyre barnave, ku nuk guxon të bëhet dallim mes një personi me konflikt të drejtpërdrejtë të interesit dhe miqtë tjerë nga qarqet e kompanive farmaceutike, me të cilat më vonë do të bëjë rregullimin e llogarive dhe marrëdhëniet. Abuzimi është i qartë nëse vërehet se disa furnizuesit janë të rregullt në listë, ndërsa “lojtarë” tjera të rëndësishëm në këtë segment, fare nuk gjenden në mesin e furnizuesve. Shumat që shkojnë nëpër duart e tyre duhet t’i llogaritë vetë shteti”, thuhet në letër.

Grupi i mjekëve gjithashtu thekson se marrëdhënia baba-bijë nuk përfundon me Klinikën e Hematologjisë. Biznesi familjar ka metastazuar edhe në Ministrinë e shëndetësisë me emërimin ekspres të shpejtë të Panovskës për anëtare të Komisionit për sëmundje të rralla – pozicion që mund të ndikojnë në vendimet për barnat që do të prokurohen dhe për atë se cilat sëmundje vendosen në listën e sëmundjeve të rralla.

“Emërimi Dr. Irina Panovska për anëtare të Komisionit për sëmundje të rralla nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe është shkelje e thellë e të gjitha normave ligjore, megaskandal për shkak të lidhjeve familjare farmaceutike që hedhin dyshim serioze për mënyrën se si ndahen tenderët dhe si favorizohen kompani të caktuara” , thonë mjekët në parashtresë.

Letra e mjekëve përfundon me një apel për Antikorrupsionin që urgjentisht të hapë çështje dhe të vërtetojë konfliktin e interesit përveç për Panovska edhe për menaxherët tjerë të sapoemëruar të cilët janë gjithashtu ngushtë të lidhur me kompani farmaceutike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button