Fazli Veliu: Le të quhemi Iliro-Macedonia

Anëtarët e organizatës SHVL-UÇK në krye me Fazli Veliun kanë propozuar që Maqedonia të ndryshojë emrin në Iliro-Macedonia.

“Ne anëtarët e SHVL-UÇK-së duke përshëndetur z.Fyle për përshpejtimin e cështjes së emrit, përsërisim propozimin Iliro-Macedonia sepse ky i plotëson kriteret e duhura historiko-kohore” shkruhet në komunikatën e organizatës së veteranëve të luftës së 2001-shit.

Nga kjo organizatë njashtu përshëndesin SHBA-të për angazhimin rreth kësaj çështjeje duke theksuar se emri Maqedonia e Epërme për shqiptarët do të ishte i gjymtë dhe njëanshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button