Ndihmoni familjen Ademi, e lënë në mëshirën e fatit

Familja Ademi nga lagjja Xhon Kenedi e Shkupit, është një ndër shumë ata familje të cilat me shumë vështirësi arrijnë të sigurojnë kafshatën e bukës.

Shtatë anëtarë numëron kjo familje ndërsa të hyrat mujore në këtë shtëpi nuk janë as 50 euro. Nebahate Ademi, e zonja e shtëpisë rrëfen për gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë ata.

“Bashkëshorti im është i sëmurë mentalisht, ai disa herë ka qëndruar në spitalet neuropsikiatrike, djali im i madh është 23 vjeç, ndërsa është i burgosur, djali tjetër 20 vjeç pa punë, dhe një djalë tjetër 8 vjeçar që shkon në shkollë. Me ne jetojnë edhe prindërit e burrit tim, edhe ata janë të moshuar dhe mezi arrijmë që me pensionin e tyre dhe 2000 denarë ndihmë sociale t’ia dalim të ushqehemi dhe të blejmë barna” tha Nebahate Ademi.

Banesa në të cilën jeton kjo familje është vetëm dy dhomëshe, ndërsa siç na rrëfeu ajo, çdo ditë druajnë se mos vijnë e ia marrin pasi banesa nuk është e tyre.

“Ne nuk kemi as shtëpi ku të jetojmë, banesa në të cilën jemi të vendosur nuk është e jona, ne e kemi thyer derën e banesës dhe jemi future pa asnjë leje, pasi nuk kemi mundësi as qira të paguajmë. Çdo natë jemi në gjumë me frikën se do të vjen pronari dhe do na largojë nga dera” tha më tej Nebahate Ademi.

“Vështirësitë janë edhe më të mëdha tani gjatë stinës së dimrit, duhet të ngrohemi se sa për traditat e vjeshtës hajvar dhe turshi as që mendojmë pasi nuk kemi fare mundësi” tha ajo.

Ndryshe gjithë të interesuarit mund të ndihmojnë në telefonin e Nebahate Ademit 070 782 380.

*(Familja nuk lejoi reportazhin ta ilustrojmë me fotografi)/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button