Në Prelubishtë të Tetovës ka mbetur i vrarë një shtetas holandez

Gjatë ditës së sotme rreth orës 12 e 45 minuta, i punësuari në fidanishten për fidane dekoruese ,,Euro-plant,, që gjendet në fshatin Prelubishtë të Tetovës, në Sektorin për punë të Brendshme Tetovë, ka denoncuar se pronari kompanisë Holandeze 59-vjeçari J.M. në kornizat e të cilës funksionon kjo fidanishte, qëndron i shtrirë pa ndjenja dhe ka kërkuar intervenim të policisë.

“Menjëherë janë dërguar ekipet policore në vendin e ngjarjes, ku ka arritur edhe ekip i ndihmës së shpejtë, kështu që mjekët kanë konstatuar vdekjen e pronarit të kësaj firme. Ndryshe, rastit në fjalë paraprakisht i ka parapri një zënkë verbale dhe përleshje në mes pronarit të firmës dhe një të punësuari, person nga fshati Jançishtë dhe i njëjtin pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, në mënyrë adekuate e kanë siguruar”, kanë thënë nga SPB Tetovë, transmeton SHENJA.

Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë, janë duk kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button