Vlora hap nesër sezonin turistik

E cilësuar si perla e rivierës shqiptare, Vlora çel më 10 maj zyrtarisht sezonin e ri turistik.

Me një koncert të madh festiv mbrëmja e premte do të mbledhë në shesh këngëtarët më të mirë të momentit, ndërsa nuk do të mungojnë aktivitet e shumta kulturore, artistike dhe sportive. Kryebashkiaku Dritan Leli, fton të gjithë qytetarët të mblidhen në shesh për të festuar hapjen e këtij sezoni, transmeton Arbresh.info.

“Jemi këtu që jemi mësuar ta quajmë dhe ta përjetojmë si vendi që mbledh të gjithë shqiptarët, të gjithë vlonjatët. I ftoj të gjithë të jenë këtu në shesh, të jenë prezent sa më shumë njerëz për të filluar sezonin turistik që besoj do të jetë më i mbarë dhe i suksesshëm se sezoni i kaluar dhe absolutisht destinacioni turistik i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetë. Nesër do mbahet një koncert fantastik dhe do të jenë të ftuar shumë këngëtarë”, tha Dritan Leli, shkruan shqiptarja.com.

Vlora me brigjet e saj, Sazanin, Karaburunin, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, Llogoranë, monumentet, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button