Jehona Sopi me videoklip të ri (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Jehona Sopi është rikthyer pas lindjes së fëmijës së saj të parë me një këngë të re, të cilës ia ka bashkangjitur dhe videoklipin.

Kënga titullohet “Unë do t’i lajë këmishat e tua” dhe është punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, me orkestrim të Darko Dimitrov.

Jehona së fundmi ka deklaruar se ajo nuk e ka në plan të largohet nga muzika, përkundër impenjimeve familjare që e presin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button