Truku më i zgjuar, para se të përdorësh lapsin e vetullave, merr sapunin

Furçën e vetullave që i ka mbaruar xheli, me siguri e ke hedhur pa e menduar dy herë. Është një nga katastrofat më të mëdha, në fakt, kur mendon që nuk ke me se i lyen vetullat dhe sytë. Por mos harro se vetullat e dendura me përmasat e Cara Delevingne janë vetëm një hap larg. Sekreti është të krijosh iluzionin e një vetulle të trashë para se të fillosh përdorimin e lapsit. Për fat të mirë, ka një zgjidhje për furçën e zbrazur që ke lënë mënjanë në tualet: përdorimi i sapunit, transmeton Class.

Teknika nuk është e re, por është shumë e thjeshtë: ka qenë gjithmonë një truk i zgjuar për të gjithë make up artist-ët, për të mbuluar qimet që rriten dhe pushin e fytyrës. Ndërsa tani, blogerët e bukurisë në Instagram e kanë propozuar përdorimin e sapunit për një metodë të re që krijon iluzionin e vetullave më të gjata e më të plota. “Sapuni është një mënyrë mjaft efektive, me kosto shumë të ulët dhe një xhel perfekt sa herë të mungon apo të është tharë xheli i zakonshëm” – thotë Alyssa Anderson, make up artiste. “Ashtu si xheli që mban lart flokët, sapuni ngurtëson vetullat duke i mbajtur ato në drejtimin që janë krehur.” Ndiqni videon e mëposhtme dhe provojeni.

 

View this post on Instagram

 

Soap Brows ? @__shellbyyyy Using #BrowDefiner in Dark Brown #anastasiabrows #anastasiabeverlyhills

A post shared by Anastasia Beverly Hills (@anastasiabeverlyhills) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button