Lëvizja PYKA: Përkrahim “AMAN”-in

Lëvizja PYKA në takimin e fundit që pati sot vendosi që publikisht t’i mbështesë protestat  e organizuara nga iniciativa qytetare “AMAN” kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, si dhe të mbështesë kërkesat për kthimin e tarifës së lirë ditore, heqjen e pagesës për fuqi shtesë prej 33% nga llogaritë për energji elektrike, tërheqjen e rregullores për nxemje qendrore, ndërprerjen e privatizimit të mëtutjeshëm të sektorit energjetik, si dhe zvogëlimin e çmimeve të derivateve të naftës në përputhje me standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë.

Lëvizja PYKA ndjen obligim që të përsërisë edhe njëher se Komisionin rregullator për energjetikë, në mënyrë të drejtpërdrejtë krijon monopol ekonomik dhe bëhen shkelës i të drejtave dhe lirive njerëzore. 

Lëvizja PYKA përkujton se ky komision duhet të mbron interesin e qytetarit dhe jo atë të kompanive./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button