Besimi: Gjithnjë kam folur dhe do të flas shqip

Sot Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi në ceremoninë për arsimimin dhe edukimin për oficerë në Akademinë ushtarake para të pranishmëve është drejtuar paralelisht në gjuhën maqedonase dhe shqipe. 

Kjo ka shkaktuar reaksionin e shefit të Shtatmadhorisë Goranço Kotevski i cili ka disa herë në ceremoninë ka thënë se gjuha zyrtare në ARM është maqedonishtja. Ky i fundit madje ka iniciuar dhe procedurën për dënimin e pjesëtarëve të uniformuar të ARM-së që ishin së bashku me Besimin në fshatin Sllupçan ku u përkulën para varrezave të ish ushtarëve të UÇK-së.

Fjalimi i Besimit u gjykua edhe nga mediet maqedonase duke thënë se provokon serish.
Mirëpo nga kabineti i tij kanë thënë se ngrihet pluhur kotë se ministri që nga dita e parë e marrjes së detyrës zyrtare përpos maqedonishtes ka folur edhe shqip dhe anglisht.

“Nuk e di pse bëhet kaq e madhe, ministri që nga dita e parë në punë është drejtuar edhe në shqip, si dhe në anglisht. Të flet shqip nuk është risi apo diçka skandaloze, ai do të vazhdojë ta flet atë” tha për Portalb Selvete Baruti, zëdhënësja e Fatmir Besmit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button