Osmani: “Lovec” manipulim dhe korrupsion klasik

Rrënimi i objektit Lovec para disa ditëvë në Gostivar, ka nxitur shumë polemika mes Komunës së Gostivarit dhe pushtetit qendror, respektivisht mes kryetarit të komunës së Gostivarit Rufi Osmani dhe Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, e në këtë konotacion edhe ish kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Në një konferencë për shtyp sot në Gostivar Rufi Osmani akuzoi ministrin e Transportit dhe lidhjeve se ata kanë dërguar emisarë të ndryshëm tek disa pronarë të objekteve jolegale me ç’rast kanë kërkuar mito për të legalizuar objektet e tyre duke apeluar tek qytetarët që këta emisarë t’i nxjerrin me emër dhe mbiemër. Kryetari Osmani kërkon edhe nga vetë pronarët e objektit Lovec të deklarohen publikisht për rastin e tyre. 

Përndryshe, ai u shpreh se qysh në vitin 2009 kur ka marrë detyrën, objekti Lovec ka qenë me probleme. Siç thotë ai, historiku i kësaj tragjedie ka filluar në vitin 2007 kur kryetar i komunës ka qenë Nevzat Bejta për të cilën janë ngritur disa aktpadi, por fatkeqësisht prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Rufi Osmani fton në debat publik ministrin e transportit dhe lidhjeve, drejtorin e inspektoratit shtetëror të ndërtimit, ministrin e Pushtetit lokal dhe pronarët e objektit Lovec për tu shpalosur e vërteta dhe motivet e korrupsionit klasik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button