Aguilera: Më detyruan të humbas peshë

Këngëtarja Christina Aguilera, ishte detyruar nga bosët e ‘labelit’ të saj në vitin 2002 që të humbasë peshë, pasi ata kishin frikë se linjat jo të mira trupore të saj do të prishin punët e tyre.

Krijuesja e hitit “Hurt” e cila tani është më e shëndoshë se sa në vitet e kaluara, thotë se ajo e do trupin e saj përkundër asaj që thonë kritikët. Por, fituesja e Grammyt nuk ka qenë gjithmonë kaq e sigurt në vete dhe pranon se ishte vënë nën prsion që të humbasë peshë në mes të turneut të saj me Justin Timberlake.

“Gjatë promovimit të albumit tim “Stripped”, unë u lodha duke qenë një vajzë e bardhe e hollë. Unë jam ekuadoriane, por njerëzit janë ndjerë më të sigurt kur më shihnin të hollë, nuk e di përse. Herën tjetër kur më kanë parë bosët e ‘labelit’, isha më e rëndë dhe plotë me pircingë. Nuk ishte e lehtë për ta dhe ata më detyruan pas një takimi emergjent që të largoj peshën dhe t’i kthehem normalitetit pasi po humbisnin shumë para”, ka thënë Aguilera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button