Mënyra e duhur për ta pastruar fytyrën

Shumë prej nesh mendojnë se pastrimi është një proces mjaft i thjeshtë, sa që mund të kryhet edhe kur jeni shumë të lodhur. Por me mundësitë e shumta që ofrohen sot (losione, qumësht, shkumë, vajra, peceta të lagura) dhe përbërësit kundër rrudhave, ka më shumë opsione se sa uji dhe sapuni- thotë dermatologia Dr. Doris Day. Më poshtë janë rregullat e reja që të keni fytyrë të freskët.

Miti 1: Lajeni dhe ikni

Është më shumë se sa një proces me dy hapa. ” Largojeni tualetin përpara se të lani fytyrën. Shumë pastrues nuk e largojnë dot fondatintën ose korrektorin tërësisht, sidomos rreth zonës së syve dhe hundës. Përdorni një krem me bazë vaji, peceta ose vaj pastrues që të tresni kremin dhe makep-upin në lëkurë. Vazhdoni me ujë të ngrohtë dhe pak pastrues (mundohuni që të kenë në përbërje cocamidopropyl betaine ose caprylic triglyceride pasi nuk kanë sulfatë) në gishta ose në një sfungjer pastrues. Shpëlajeni dhe thajeni më një peshqir të butë.

Miti 2: Lajeni fytyrën dy herë në ditë

Megjithësë ende diskutohet nëse fytyra duhet larë dy herë në ditë (çdo mëngjes dhe darkë), të gjithë dermatologët janë në një mendje se mbi-pastrimi mund të çojë në irritim dhe mungesë lagështie. Rregulli është të mendoni mirë: Lajeni gjithmonë fytyrën pasi jeni djersitur, dhe lani shpesh lëkurën me yndyrë në mëngjes dhë në darkë. Për lëkurat shumë të thata ose të ndjeshmë, lajeni vetëm në darkë.

Miti 3 : Mbyllini poret

Na vjen keq por mund edhe t’i anashkaloni disa rituale, si masazhimi i fytyrës në lëvizje rrethore për të nxitur qarkullimin, ose shpëlarja me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. ” Poret nuk hapen e mbyllen” thotë Downie. Në fakt, i nxehti dhe i ftohti ekstrem mund të sjellin probleme të tjera si skuqje. Megjithatë avulli mund të ndihmojë të zbusë yndyrën e ngurtë në pore, k;shtu që nuk është një ide e keqe të pastroni lëkurën në dush.

Miti 4: Blini pastrues në bazë të lëkurës që keni

Nuk ka rëndësi çfarë lëkure keni, sigurohuni që lista e përbërësve nuk përmban parfum, e cila mund t’ju irritojë lëkurën. Nëse mund të “përballoni faturën” e një pastruesi të mirë ( krem, losion, shkumë etj) formula është preferencë personale” – thotë dermatologia Dr. Brad Kachen. Sigurisht, njerëzit me lëkurë të thatë mund të preferojnë formula me hidratantë ekstra, si glicerinë. E nëse keni lëkurë me yndyrë, ndoshta do të preferonit formula në formë shkume, që e bën lëkurën të ndjehet super e pastër.

Miti 5 : Fërkojeni me skrab, që të hiqni lëkurën e vdekur dhe t’a zbusni

Pastruesit salicilik ose acidi glikolik janë më të efektshëm se sa skrabet e fortë, dhe ofrojnë benefitë anti plakje. Alternoni me larjen tuaj të përhershme (filloni 3 herë në javë), dhe përshtateni në bazë të ndjeshmërisë dhe pamjes së lëkurës.

Miti 6: Përdorni tonik pa alkool

“Një tonik që ka në përbërje alkooli largon vajrat natyrale” shpjegon Dr. Day. Kjo nuk është diçka e mirë. ” Tonikët e butë qetësojnë lëkurën dhe balancojnë nivelet e pH, por me pastruesin e duhur, nuk keni nëvojë për këtë hap. Por nëse ju pëlqen t’a përdorni, mundohuni të zgjidhni pa alkool në përbërje.

Miti 7: Fërkojeni lëkurën me furçë që të shkëlqejë çdo ditë

“Një furçë largon yndyrën, pisllëkun dhe lëkurën e vdekur më mirë se sa duart, dhe është më pak agresive se skrabet dhe pastruesit eksfoliues- thotë Dr. Day. Por nuk është diçka që duhet t’a bëni çdo natë, sidomos nëse aplikoni përbërës si retinoide ose acide. Mbi-eksfolim mund të shkaktojë inflamacion. Me pak fjalë përdoreni, por me masë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button