HAXHI 2012, të shtunën niset grupi i parë

Të shtunën bëhet nisja e grupit të parë të hanxhinjve nga Maqedonia, të cilët kanë vendosur të shkojnë nëpërmjet vijës tokësore, thotë sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM), Afrim Tahiri.

Ata të cilën do të udhëtojnë nëprmjet vijës ajrore do të bëjnë nisjen nga data 16 e këtij muaji.

“Nga Republika e Maqedonisë përmes vijës tokësorë pritet që gjatë këtij viti të udhëtojnë mbi  700 hanxhinj, ndërsa përmes vijës ajrore numri i tyre është mbi 400. Nisja e hanxhinjve mes vijës tokësore është nga 6 deri më 8 tetor, kurse nisja përmes vijës ajrore bëhet me 16, 17 dhe 18 tetor. Shpresojmë se edhe gjatë këtij viti nuk do të kemi probleme dhe ky proces i Haxhit do të jetë ashtu siç ka qenë edhe viteve të kaluara, pa pasur asnjë lloj vështirësie ngasë të gjitha përgatitjet e duhura janë në nivel dhe me kohë, dhe tani jemi në fazën e fundit të përgatitjeve të dokumentacionit, pastaj vaksinimi dhe të tjera përgatitje teknike” informon Tahiri.

Tahiri gjithashtu thotë se për këtë vit Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite, Maqedonisë i ka rezervuar kuotë prej 2000 personash.

“Kuota e rezervuar për Republikën e Maqedonisë edhe këtë vit është 2000. Tanimë janë bërë të gjitha aplikimet ne si BFIM e kemi plotësuar kuotën tonë. Mirëpo për dallim nga vitet e tjera  këtë vit kemi edhe një numër bukur të mirë edhe nga diaspora të cilët duan në Haxh të shkojnë nëpërmjet Maqedonisë. Kanë mbetur edhe disa vende, personat që kanë aplikuar me vonesë ne po mundohemi tua kompletojmë dokumentet dhe nuk do të mbeten pa shkuar edhe ata” tha më tej Tahiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button