Ndërtohet rruga në afërsi të SHF “Naim Frashëri” në Tetovë

Nga e hëna kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës në afërsi të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Tetovë. Rruga kap një gjatësi prej 223 metro dhe gjerësi prej 6.6 metro, ndërsa në të dyja anët e saj do të ndërtohen trotuare sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

Rruga do të shtrohet me pllaka betoni, ndërsa sipërfaqja e saj totale është 1 mijë e 342 metër katror. Ndërtimi i trotuareve kap sipërfaqe prej 900 metër katror.

Ndërtimi i kësaj rruge është në kuadër të punëve për investime infrastrukturore në të gjitha pjesët e qytetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button