Zgjedhjet presidenciale, MPB: Deri në orën 12 nuk ka pasur ndonjë parregullsi (Video)

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se deri në orën 12 deri në këtë institucion nuk është lajmëruar ndonjë parregullsi apo prishje e rendit dhe qetësisë gjatë procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Deri në orën 12 nuk është shënuar asnjë parregullsi gjatë procesit zgjedhor, i cili deri më tani po zhvillohet në mënyrë të qetë. MPB apelon deri te banorët që edhe në pjesën e mbetur të këtij procesi, të drejtën e votës ta shfrytëzojnë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze. Secili tentim për prishjen e procesit zgjedhor do të sanksionohet. Por edhe një herë potencoj se deri më tani nuk është paraqitur ndonjë rast i prishjes së rendit dhe qetësisë publikë”, tha Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button