Votimi në Çair, dalja deri më tani është e ulët (VIDEO)

Votimi në komunën e Çairit ka filluar në kohë dhe deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi. Shkaku i motit me vranësira dalja e votuesve deri më tani është e ulët, përcjell Portalb.mk

Në vendvotimin 2934 në Shkollën Fillore “Imri Elezi”- Çair, prej gjithsej 562 votuesve të regjistruar në këtë vendvotim deri më tani kanë votuar vetëm 30 persona, njoftoi për Portalb, Drita Iseni kryetarja e vendvotimit 2934.

Deri në ora 10.00 sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 99.192 votues, apo 6.31 % nga numri i votuesve të regjistuar, njoftoi në konferencën e parë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.
Deri në këtë moment njoftoi zëdhënësi Admir Shabani, kanë ardhur të dhëna për 88.10 % nga vendvotimet në shtet.
Jehona më e lartë është në komunën e Berovës, Demir Kapisë, Ktartovës dhe Kriva Pallankës, ndërkaq jehona më e ulët është në Bogovinë, Vrapçishtë dhe në Dibër.
Lexo edhe: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV

KANË VOTUAR 0,15% MË SHUMË SE NË RRETHIN E PARË DERI NË ORA 10: 
Rrethi i parë: 95.406 votues apo 6.16 %
Rrethi i dytë: 99.192 votues apo 6.31 %

LEXO: Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

Sipas ligjit, në rrethin e dytë fitore shënon kandidati i cili do të marrë shumicën e votave, nëse në votime do të dalin më shumë se 40% e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht së paku 723.253 vota, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button