3 maji, Ditë botërore e lirisë për mediat

Çdo vit më 3 maj pjesëtarët e profesionit e gazetarisë i festojnë të drejtat dhe liritë fundamentale, e bëjnë evaluimin e lirisë së mediave anembanë botës, ndërmarrin hapa për mbrojtje nga sulmet mbi pavarësinë e tyre dhe i kujtojnë kolegët e tyre të cilët e kanë humbur jetën, duke e praktikuar profesionin e gazetarisë. E gjithë kjo është duke ndodhur sot edhe atë për herën e 26, pasi në vitin 1993 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli këtë ditë për Ditën Botërore të lirisë së mediave (World Press Freedom Day), duke e miratuar Rekomandimin e sesionit të 26 të konferencës së përgjithshme të UNESKO-s dy vite më parë, njofton Meta.mk.

Tema kryesore, për të cilët do të debatohet këtë vit edhe në konferencën qendrore në Adis Ebeba (2-3 maj), titullohet “Mediat për demokraci: gazetaria dhe zgjedhjet në kohën e dezinformatave” dhe do t’i përfshijë rreziqet nga instrumentalizimi i mediave, në kombinim me praktikat për obstruksione, torturime, arrestime joligjore madje edhe vrasje për të parandaluar gazetarët për të kryer punën e tyre lirshëm dhe në mënyrë të pavarur. Observatoriumi i UNESKO-s vitin e kaluar ka regjistruar 99 vrasje të gazetarëve, kurse numri i përgjithshëm i tyre në periudhën 1994-2018 është 1.307.

Eni Gejms, drejtoresha ekzekutive e IFEKS, rrjeti ndërkombëtar i organizatave të cilat angazhohen bashkë për të mbrojtur dhe promovuar lirinë e të shprehurit si e drejtë fundamentale njerëzore (në të cilën anëtare e vetme nga Maqedonia është “Fondacioni Metamorfozis”), me rastin e Ditën botërore për lirinë e mediave për këtë vit thotë se në realitetin e sotëm global, përveç disa përjashtimeve, qeveritë, si dhe aktorët tjerë jo shtetëror gjithnjë e më guximshëm po ndërhyjnë në punën e mediave dhe po e përvetësojnë rolin të cilin mediat mund dhe patjetër duhet ta kenë në sistemet demokratike.

Ajo shton se ndërhyrja e këtillë bëhet në shumë më mënyra – nëpërmjet nxitjes së klimës së frikës, duke ua bërë me dije gazetarëve se çmimi i zbulimit të keqpërdorimeve të pushtetit, korrupsionit ose krimit, për sigurim të informatave për të cilat publiku duhet ta dijë është humbje e vendit të punës, lirisë ose jetës.

Mënyra tjera të shtypje të lirive të gazetarëve është mbyllja e qasjes në kanalet digjitale mbi të cilat opinioni mbështetet gjithnjë e më tepër si burim i lajmeve, përhapje e të hutimit ose imponim nëpërmjet publikimit të vazhdueshëm të dezinformatave edhe atë jo vetëm para zgjedhjeve, por në vazhdimësi. Kjo, gjithashtu, arrihet edhe nëpërmjet mbushjes së mediave me propagandë apo ndezje të flakës së mos tolerancës dhe urrejtjes.

Për shkak të gjithë kësaj, 3 maji është ditë e përkujtimit të qeverive për nevojën t’i respektojnë dhe zbatojnë përpjekjet e tyre për liri të mediave, ditë për reflektim tek profesionistët mediatik si dhe ditë për të kujtuar gazetarët të cilët kanë humbur jetën duke e kryer punën e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button