Siljanovska i ftoi struganët të votojnë: Nuk i dalloj njerëzit sipas kombit, fesë apo gjuhës

Kandidatja për president, Gordana Siljanovska Davkova i ftoi struganët që të votojnë në zgjedhje sipas përcaktimit të tyre e jo atij partiak, përcjell Portalb.mk.

“Unë në rrethin e dytë pres nga qytetarët e Strugës pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, gjuhësore, që vet të vendosin pasi vota është e tyre, e jo e partisë të cilës do të ja japin. Mendoj se kam bërë mjaftueshëm në jetë që të dëshmoj se nuk i dalloj njerëzit sipas kombit, fesë apo gjuhës. Kur them qytetar të Strugës, mendoj jo vetëm për maqedonasit, mendoj për shqiptarët, turqit, romët, vllehët, egjiptianët dhe të gjithë të tjerëve”, theksoi Siljanovska.

Ajo tha se për të këto vota janë të një rëndësie të veçantë pasi ajo është e lindur në rajonin e Ohrit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button