Thaçi: Diaspora jonë në Gjermani tash e 4 dekada e ka mbështetur Kosovën
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Berlin ku edhe pritet të mbahet samiti për Ballkanin, ka takuar sot përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.
Thaçi thotë se tash e 40 vjet, diaspora jonë në Gjermani i ka mbështetur proceset në Kosovë. Thotë se biznesmenët e suksesshëm shqiptar në Gjermani kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë. Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani”, ka shkruar Thaçi.