Ekspertët pajtohen se pa negociata me BE-në Maqedonia e Veriut do të përballet me rreziqe

Mosdhënia e datës për negociata me BE-në këtë vit mund të ketë pasoja dramatike për tërë rajonin, deklaroi dje Komisionari i BE-së Johanes Han, mesazh ky i drejtuar kryesisht Francës, e cila ende e sheh me rezerva këtë opsion në qershor.

Një pjesë e ekspertëve, të cilët dje mbajtën panel diskutim për Marrëveshjen e Prespës në Bruksel, pajtohen se ky skenar sjell rreziqe, kryesisht në plan të brendshëm për vendin.

“Mendoj se do të ketë rrezik për vendin, sepse i tërë reputacioni i Zaevit që nga fillimi ndërlidhet me krizën, me BE-në dhe perspektivat për negociata dhe nëse ndodhë që mos të ketë datë, kjo do të ketë efekt mbi politikën e brendshme dhe do të ketë sulme mbi Zaevin, thirrje për zgjedhje të reja etj”, komentoi për MIA, historiani Dimitar Beçev.

Ndonëse pakënaqësia e publikut pas dy vitesh në pushtet është normale, për profesorin grek Janis Armakolas, ekziston rreziku se shtyrja e sërishme e vendimit në qershor ose më vonë do t’i forcojë rrymat nacionaliste.

“Shumë nga sakrificat që i bëri Qeveria e Zaevit natyrisht janë bërë për të filluar negociatat me BE, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë përsëri do t’i jepet argument opozitës – “U thamë se kot e dhamë emrin”, kjo do të dobësojë Qeverinë e Zaevit dhe shpresoj se kanë plan për atë se si do t’i menaxhojnë pritshmëritë pas qershorit”, thotë Armakolas, i cili beson se është shumë e rëndësishme për të marrë ngjyrën e gjelbër gjatë këtij viti.

Për Simonida Kacarska, drejtore e Institutit për Politika Evropiane, IPE, BE duhet të jenë e vetëdijshme se përveç rreziqet për Maqedoninë, ajo e vë në rrezik edhe kredibilitetin e saj nëse eventualisht nuk e ndan datën e negociatave. Sipas Kacarskës, madje edhe nëse vendimi sillet pak më vonë se në qershor, deri në tetor, Maqedonia mund të kap afatin e përcaktuar për të hapur kapitullin e parë deri në fund të vitit.

“Nëse, megjithatë, s’ka vendim për negociata, qeveria duhet t’i realizojë reformat dhe vlerat e njëjta që do të zhvilloheshin edhe me negociatat. Qytetarët në vend presin përmirësim të standardit, çrrënjosje të korrupsionit, përmirësim të sundimit të ligjit, këto janë drejtime për të cilat çdo qeveri do të duhet të bëjë dyfishin e punës, nëse s’ka negociata, për të treguar se prodhon rezultate sipas kërkesave të qytetarëve”, thotë Kacarska.

Vendimi për negociata do të varet shumë, natyrisht, nga pozicionimi i shteteve anëtare. Derisa ka shumë që presin raport pozitiv nga Komisioni Evropian (KE) për Maqedoninë e Veriut më 29 maj, mbetet problematik fakti se Komisioni mbase do të kërkojë nga shtetet anëtare që negociata të hapen bashkë me Shqipërinë.

Grupi me Shqipërinë nuk shkon në favorin tonë, ndarja është duke u diskutuar në qarqet evropiane, por pyetja është a do të ketë ndonjë shtet anëtar i cili do të iniciojë këtë, sepse s’jam e sigurt se Komisioni do të mund ta bëjë këtë, thotë Kacarska për MIA.

Rrezik tjetër për mos të filluar negociatat me BE ka të bëjë me vetë Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimi që do ta kishte opozita nëse vjen në pushtet. Armakolas, edhe pse nuk i beson retorikës së opozitës se mund të rishikohet Marrëveshja Prespës, megjithatë paralajmëron se përfitimet e saj duhet të shfrytëzohen maksimalisht për të pasur efekt.

“Për mua, çështja është nëse do t’i qasen me zemër. Mendoj se marrëveshja është shumë e rëndësishme, por që të realizohet potenciali i saj i plotë, që të dy qeveritë dhe dy shoqëritë civile do të duhet të punojnë shumë”, thotë profesori grek, i cili ka frikë nga i njëjti fenomen në vendin e tij, në rast se në pushtet vjen Demokracia e Re, sidomos duke pasur parasysh faktin se kjo parti në mënyrë aktive e ka bindur publikun se marrëveshja është e dëmshme.

Beçevit i vjen keq që partia opozitare VMRO-DPMNE nuk është më konstruktive dhe parti moderne e qendrës së djathtë. Ai në panel përkujtoi se kjo parti në të kaluarën kanë qenë shpesh në pushtet, kur janë realizuar suksese të rëndësishme evropiane për vendin, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim asocim, hapi i parë në rrugën e anëtarësimit të plotë për vendet kandidate.

“Është trashëgimia e gruevizmit, edhe atë gruevizmit të vonshëm, kur morën drejtimin nacionalist dhe popullist, atë e kanë trashëgimi negative, tani kanë nevojë për lider të ri, i cili do të qetësojë retorikën për ta pozicionuar VMRO në spektrin e qendrës, kusht është që lideri të ketë guxim dhe të ketë qëndrim personal për ta kthyer VMRO në pozicion të qendrës”, thekson Dimitar Beçev.

Vendimi për të fillim të negociatave pritet gjatë qershorit, por mund të shtyhet në korrik, shtator ose tetor, nëse kalendari Evropian e imponon këtë gjë. Për Maqedoninë, skenari më pozitiv do të ishte konferenca e parë ndërqeveritare, gjegjësisht kapitulli i parë i negociatave të mbahet në fund të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button