Turqia reagoi ndaj deklaratës së Parlamentit portugez për ngjarjet e vitit 1915

Turqia ka kundërshtuar deklaratën e Parlamentit portugez rreth ngjarjeve të vitit 1915, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet: “Kundërshtojmë deklaratën që Parlamenti portugez ka bërë më 26 prill 2019 në lidhje me ngjarjet e përjetuara në vitin 1915. Nuk janë kurrë të pranueshme këto qasje të tilla që politizojnë historinë dhe që shpërfillin ligjin ndërkombëtar dhe evropian”.

Në deklaratë theksohet pritshmëria që Parlamenti portugez të tregojë respekt për faktet historike, ligjin dhe regjistrat e arkivës, në vend që të shtrembërojë të vërtetat me motive të brendshme politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button