Bexheti: KE-ja do të lavdërojë gjyqësorin!?

Derisa ekspertët e çështjeve juridike alarmojnë se edhe këtë vit Maqedonia do të merr kritika për sferën e gjyqësorit nga ana e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e vendit gjatë vitit vijues, kjo për shkak siç thonë jofikasitit të Gjykatave dhe vendimeve që merren politikisht në të, ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, madje shprehet optimist.

Për Bexhetin, Maqedonia këtë vit do të merr raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian (KE), me theks të veçantë në përparimin që siç tha kanë bërë Gjykatat e vendit.

“Nga Raporti i KE presim të theksohet i gjithë përparimi që është arritur duke pasur parasysh se gjitha raportet prej gjyqeve që i kemi pastaj edhe raportin e unifikuar se ka një efikasitet një azhuritet më të theksueshëm, dhe më përparues në gjyqësorin në Maqedoni, ne presim që të jetë pozitiv, duke pasur parasysh se edhe periudhën e kaluar edhe në opinion nuk është përfolur ndonjë situatë tjetër por në çdo prononcim është theksuar përparimi i efikasiteteve dhe duke i pasur parasysh këto arsye presim që të theksohet ky përparim në efikasitetin e gjyqësorit” thekson Bexheti.

Ndryshe, Raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit pritet të publikohet deri në mes të mujit të ardshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button