Avramopulos: Shkupi do të jetë aleati më i mirë, nëse zgjidhet kontesti me emrin

Ministri grek i Punëve të Jashtme Dimitris Avramopulos në fjalimin e tij para Asamblesë së 67-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara reagoi ndaj presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, lajmëroi zëri i Amerikës në gjuhën maqedonishte.

“Çështja e emrit e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është më e madhe se dimensioni semantik e saj dhe është pjesë e detyrës për të zbutur tendencat irredentiste dhe tentimet për falsifikimin e historisë në rajonin tonë. Isha i informuar për atë që ka thënë përfaqësuesi i IRJM-së në Asamblenë e Përgjithshme. Shtrembërimi i realitetit përpara tërë bashkësisë ndërkombëtare dhe shfrytëzimi i retorikës së shekullit 19 në shekullin 21 është kontraproduktiv dhe nuk çon askund”, ka deklaruar Avramopulos, gjatë fjalimit të tij në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes.

Kryediplomati grek ka përsëritur qëndrimet e njohura greke për kontestin, duke theksuar se Maqedonia duhet të pranojë një emër me përcaktim gjeografik, i cili do të shfrytëzohej në të gjitha situatat – erga omnes. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button