Aksident në Gostivar, lëndohen 3 persona

Në një aksident komunikacioni mes dy veturave në afërsi të Gostivarit janë lënduar 3 persona. Të lënduarit menjëherë janë dërguar në spitalin e Gostivarit, nga ku njoftojnë se në qendrën e urgjencës janë hospitalizuar tre pjesëmarrësit në aksident, me lëndime të lehta sipërfaqësore.

“Ata janë ndaluar për kurim të mëtejmë në Spitalin tonë, por gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet ndonjë rrezik për jetë. Lëndimet nuk paraqesin ndonjë shqetësim për jetën e tyre”, njoftoi drejtori i Spitalit, Ferit Muça për gazetën “Koha”.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 7 në afërsi të bazës së prodhimit të asfaltit. Në dy makinat e aksidentuara, njëra e markës “Seat Kordoba”, me targa të Gostivarit dhe tjetra “Volkswagen” me regjistrim të Shqipërisë, ishin edhe tre udhëtarë të tjerë, të cilët fatmirësisht kanë kaluar pa ndonjë lëndim trupor.

Për shkak të aksidentit, komunikacioni është duke u zhvilluar me mjaft vështirësi dhe është bërë kolonë e madhe e veturave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button