Një britanez vret gruan, pasi zbulon që ishte burrë

Një biznesmen britanez vrau gruan e tij ruse, pasi zbuloi se më parë ajo kishte qenë burrë. Lajmi i vrasjes u publikua të enjten në të përditshmen “The Sun”, por më shumë se akti, lajmi fitoi vëmendje të gjerë mediatike për historinë që fshihej pas kësaj vrasje.

40-vjeçari Chris Coller vendosi të transferohej pas martesës me gruan e tij, 35-vjeçaren Julia, në një apartament në Kushadasi, në brigjet e Detit Egje në Turqi.

Një këngëtare simpatike, gruaja me origjinë ruse kishte një të shkuar të fshehtë, e cila përfundimisht i kushtoi jetën.

Pasi disa tentativave për të lindur fëmijë, Julia i rrëfeu bashkëshortit të saj se në të vërtetë ajo kishte lindur mashkull dhe se kishte kryer një operacion për ndërrimin e seksit disa vite më parë, transmeton TCH.

I tronditur, Coller goditi bashkëshorten me një objekt të fortë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend në shtëpinë e marrë me qira në qytetin turk.

Pavarësisht tronditjes së thellë psikologjike, një gjykatë e shpalli 40-vjeçarin fajtor për vrasje me dashje dhe atij do t’i duhet të kalojë 24 vjetët e ardhshëm të jetës së tij i kyçur në qeli të një burgu turk./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button