Bexheti kandidat në Saraj, burri i Teutës synon prokurorinë

Zyrtarë të BDI-së kanë konfirmuar për Portalb se janë të interesuar që të marrin postin e Prokurorit Publik të cilin aktualisht e kryen Ljupço Shvërgovski. Nëse një kërkesë e tillë nuk realizohet atëherë BDI do të bllokon zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve nëpër institucionet e larta, duke shfrytëzuar mekanizmin e Badenterit.

Portalb mëson se në drejtim të kësaj kërkese, BDI mund të heq dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë nën drejtim të Blerim Bexhetit. BDI seriozisht mendon të heq dorë nga ky resor, duke e përdorur atë për marrjen e kryeprokurorit.

Prej emrave që përfliten si kandidat të mundshëm të BDI-së për kryeprokuror janë Shpend Devaja, bashkëshorti i zëvendës kryeministres Teuta Arifi, i cili më parë ishte përmendur edhe si gjykatës i mundshëm në Gjykatën Supreme, por edhe deputetja Suzana Saliu, të cilës si opsion tjetër i është ofruar edhe detyra e Avokatit të Popullit.

Nëse realizohet një skenar i tillë, është pothuajse e sigurt se ministri i tanishëm i drejtësisë, Blerim Bexheti do të jetë kandidat i BDI-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 për Komunën e Sarajit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button