Rëndohet situata me epideminë e fruthit në RMV, për një javë 95 raste të reja
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Vlladimir Mikiq sot ka njoftuar se në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), gjatë javës së fundit janë paraqitur 95 raste të reja të fruthit, me çka numri i rasteve të prekura nga fruthi që nga dhjetori i 2018-s arrin në 1.175, transmeton Portalb.mk.
“Нumri më i madh i rasteve, 60 prej tyre janë nga Shkupi, të tjerët nga qytetet tjera. Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijë të moshës 4-vjeçare dhe fëmijë të moshës mbi 30-vjeçare”, tha Mikiq.
Në Shkup, nga paraqitja e epidemisë janë vaksinuar 12.848 persona deri në moshën 14-vjeçare. Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar arrin deri 21.168.
LEXO: Epidemia e fruthit në RMV ndër vite: 2019-ta rekord në numrin e të sëmurëve (Infografik)
Përndryshe, RMV-ja është duke e përjetuar hovin më të lartë të epidemisë së fruthit gjatë tre viteve të fundit (2017, 2018 dhe 2019). 2019-ta, megjithëse ende në kuartelin e parë, prin me numrin e rasteve të të sëmurëve, në krahasim me 2018-n dhe 2017-n.
Meqë në RMV paralelisht është duke u zhvilluar edhe gripi sezonal me simptome të ngjashme si ato të fruthit. Fruthi është sëmundje akute, virusale, shumë ngjitëse, e shkaktuar nga virusi Morbili. Sipas doktorëve, këto janë simptomat që e karakterizojnë fruthin:
- Temperaturë trupore në vlerat 38-40 shkallë;
- Kokëdhimbje;
- Molisje:
- Shqetësim;
- Përlotje e syve;
- Në gojë paraqiten puçrra të bardha që qëndrojnë për 2-3 ditë, pas së cilës paraqiten dhe
- Pika në trup të shoqëruara me temperaturë trupore në vlerat 38-40 shkallë.
LEXO: Në RMV është shpallur epidemi e fruthit, masa të rrepta nga Ministria e Shëndetësisë
Më 16 prill 2019 është shpallur epidemi e fruthit në tërë territorin e RMV-së. Është ndaluar:
- frekuentimi i fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe,
- hyrja e kuadrit mjekësor në qendra shëndetësore pa dy doza të vaksinës MRP dhe
- vizita në qendra shëndetësore.