10 vjet më parë, ky mashkull i çmendi të gjitha femrat

Njëherë e një kohë, ky ishte një gladiator i cili i çmendi të gjitha femrat e bukura nga e gjithë bota, jo vetëm me muskujt e tij, por edhe me imazhin gjithë mister dhe mashkullor që përcillte tek to.

Themi njëherë e një kohë, pasi tani ajo kohë ka kaluar. Aktori i njohur Russell Crowe, tashmë është shndërruar në një njeri barkmadh, mëse të zakonshëm.

I njohur për çmimet e mëdha që mori me filmin legjendë “Gladiatori”, ai duket se e ka humbur sharmin e viteve të tij më të mira.

Siç e shihni edhe në foto, koha nuk ka lënë gjurmë vetëm në fytyrën e tij, por edhe në fizikun, i cili paraqitet larg muskujve të personazhit hero të gladiatorit./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button