Deputetët shndërrojnë Kuvendin në kinema

Ditëve të fundit u mësuam të shohim deputetët të bejnë “filmin” e tyre në Kuvend në lidhje me ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë së Maqedonisë. Pas fjalimit nëpërmjet sllajdeve, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi do të ndryshon strategjinë e performansës së tij në Komisionin për punë dhe politikë sociale, ku diskutohet për Propozim Ligjin për branitellat. Siç mëson Portalb, ky grup parlamentar do të prezenton një dokumentar para komisionit, lidhur me konfliktin e 2001 dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Në këtë komision Talat Xhaferi flet tre javë radhazi edhe atë me mënyra të ndryshme të interpretimit. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim disa herë kanë paralajmëruar se do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ligjore dhe procedurale që të pamundësojnë kalimin e këtij propozim ligji.

Të pyetur nga Portalb nëse ekziston mundësi që VMRO të tërheq ligjin dhe të fusë përsëri në Parlament por në procedurë të përshpejtuar, me çka do të evitonte Komisionin, deputetët e BDI-së thonë se nuk u bëhet vonë dhe se janë të përgatitur për gjithçka, dhe kanë përgatitur format e bllokimit në çdo rast. Nëse ndodh një gjë e tillë, gjegjësisht nëse ligji vihet në procedurë të shpejtë, BDI do të mundohet të bllokojë përmes mijëra amendamenteve apo duke kërkuar mendim nga Komiteti për marrëdhënie në mes bashkësive me të cilin udhëheq Ermira Mehmeti Devaja nga BDI./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button