Opozita pyet BDI-në: Populli apo Gruevski?

Më kë është BDI, me popullin apo me Gruevskin? Me këtë pyetje deputetët e opozitës sulmuan sot partinë shqiptare në pushtet gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve.

“Të ju përkujtojmë qytetarëve se çfarë ka premtuar Teuta Arifi në zgjedhjet e fundit parlamentare. Qytetarëve ju premtoj që do të marrin ministrinë e punëve të brendshme, qytetarëve ju premtoj që do të marrin një nga Drejtoritë e zbulimit apo kundërzbulimit , ju premtoi se do ta marrin ministrinë e financave, Ju premtoi që do ta marrin kryetarin e parlamentit dhe asnjë nga këto nuk ndodhi. Nga ana tjetër qytetarëve ju premtoi BDI ashtu siç ju premton vazhdimisht se do ta zgjedh çështjen e luftëtarëve të UÇK-së dhe pastaj ishim dëshmitar kur dëgjuam sekretarin e përgjithshëm të BDI-së i cili tha se nuk kanë marrëveshje për zgjidhjen e ish-ushtarëve të UÇK-së. Atëherë  i bie që BDI në programin e saj ka zgjedhjen e çështjes së “branitellave” sepse këtë e kemi tani në program. Mos ka qenë ndoshta në programin e BDI-së edhe zvogëlimi  i dimensioneve të flamurit kombëtar sepse këtë e realizoi sapo u bë pjesë e Qeverisë” – tha Sela.

Ndërkaq bashkëpartiaku i tij Bekim Fazliu përmendi projektet e realizuara nga Qeveria aktuale deri tani, duke thënë se janë projekte antishqiptare dhe duke theksuar që mes tyre nuk gjendet asnjë projekt shqiptar. Ai gjithashtu tha se deputetja Arifi i është përgjigjur maqedonisht pyetjes së tij.

Njëkohësisht, deputeti i RDK-së Izet Zeqiri pyeti ministrin e ekonomisë Valon Saraçini se ku janë investimet që kishte premtuar në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.

“Në programin tuaj partiak, keni thënë se tek zona e lirë industriale në Tetovë do të hapni 7 mijë vende të reja pune dhe do të ndërtohen 25 deri 30 komplekse industriale pikërisht në zonën e lirë ekonomike në Tetovë, ku është kjo zonë e lirë ekonomike ku janë investimet, atje nuk k asgjë, as investime përkundër zonave tjera ekonomike. Investimet e huaja kërkojnë stabilitet Juridik, stabilitet politik dhe kërkojnë stabilitet ekonomik. Me këtë stabilitet politik që e ka RM nuk besoj se do të kemi investime të huaja se investimet e huaja janë si lepuri, kur dëgjojnë krisma ikin” – tha Zeqiri.

Ministri u përgjigj se megjithatë kanë siguruar tre kompani të huaja që kanë konkuruar për menaxhim me zonën e lirë ekonomike.

“Duke u ballafaquar me të gjitha ato probleme ne kemi pasur sukses që në muajin mars të aplikojnë për zonën e lirë ekonomike në Tetovë tre kompani, dy kompani turke dhe një norvegjeze. Do të thotë në krizën më të madhe tre kompani kanë besim në shtetin tonë dhe japin oferta për zonën e lirë ekonomike në Tetovë pavarësisht se ju tan kohen e keni mohuar atë dhe jeni munduar ta anashkaloni atë se ajo zonë është vetëm një fushë e shprazuar, po ka sukses dhe ju e dini se sa i komplikuar është procesi i partneritetit publiko privat” – tha Saraçini, i cili paralajmëroi që nesër, më 28 shtator do të zgjidhet njëra prej kompanive që të menaxhojë këtë zonë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button