Dita Botërore e Librit: të rinjtë tetovarë lexonin libra në qendër të qytetit (VIDEO)

Sot në qendër të Tetovës, për Ditën Botërore të Librit, është zhvilluar aktivitet, që ndryshe quhet edhe Flashmob, nga organizata Bloom Youth , transmeton Portalb.mk.

Aktivistët u pozicionuan në tërë sheshin e Tetovës, me nga një libër në dorë, për të përçuar deri te qytetarët mesazhin se duhet të lexojnë më tepër. Ata qëndruan duke lexuar për disa minuta, për t’u shpërndarë më pas në drejtime të ndryshme.

Flashmob në Tetovë nga Bloom Youth

Kalimtarët e rastit, të habitur, ndaluan dhe ishin spektatorë të këtij aktiviteti.

“Më duket diçka interesante dhe kreative. Ne kemi më shumë nevojë për aktivitete të tilla sepse na ka lodhur politika tërë kohën”, tha njëri nga kalimtarët.

Nga Bloom Youth njoftuan se i njejti aktivitet është organizuar nga to edhe vitin e kaluar në Shkup.

“Mendojmë të bëhet si traditë ky aktivitet, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve që të lexojnë më shumë. Është i dyti vit me rradhë që ne e organizojmë flashmobin me rastin e Ditës Botërore të Librit”, thanë nga Bloom Youth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button