Siljanovska në Gazi Babë: T’i asgjësojmë të gjitha politikat e dëmshme të Zaevit

Pas përfundimit të rrethit të parë, kandidatja për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova sot ka filluar fushatën për rrethin e dytë, transmeton Portalb.mk.

Në takim me qytetarët e komunës së Gazi Babës, Siljanovska ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë më 5 maj 2019-të, që t’i asgjësojnë politikat e dëmshme të lideri të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.

Ndryshe, sipas numërimit të 99.80% të votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), dalja e votuesve të RMV-së në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, 21 prill 2019-të, është 41.82 për qind (755.816 votues). Kandidati i pavarur, i mbështetur nga partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka ka marrë 79.915 apo 10,57% të votave të përgjithshme, dhe me këtë nuk do të shkojë në rrethin e dytë, 5 maj 2019-të.
Kandidatja e përkrahur nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska ka marrë 319.240 apo 42,24% e votave të përgjithshme, ndërkaq kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovskin mori 323.846 apo 42,85% të votave të përgjithshme.
Fletë të pavlefshme ka 32.828 apo 4,34% e numrit të përgjithshëm të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button