Ukrainë, ka filluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Sot në mëngjes në Ukrainë ka filluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në garë kanë mbetur dy kandidatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orën 8 të mëngjesit u hapën qendrat e votimit ndërsa të drejtë vote kanë 30.311.505 votues.

Rreth 5 milionë njerëz, banorë të Donbasit, i cili ndodhet nën kontrollin e separatistëve dhe Krimesë, që u aneksua nga Rusia, nuk do të mund të dalin në zgjedhje.

Në garë për kreun e shtetit pas raundit të parë kanë mbetur presidenti i tanishëm Petro Poroshenko dhe komediani Volodymyr Zelenskiy.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë njoftoi se zgjedhjet do të monitorohen nga 20 organizata ndërkombëtare dhe 2.700 vëzhgues nga 21 vende.

Në raundin e parë të zgjedhjeve më 31 mars Zelenskiy mori 30,24 për qind të votave ndërsa Petro Poroshenko 15,95 për qind. Pasiqë asnjë nga kandidatët nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button