Erdogan: Sulmet terroriste në Sri Lankë, kundër gjithë njerëzimit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka dënuar sulmet terroriste ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Dënoj fuqimisht sulmet terroriste në Sri Lankë të cilat janë kryer në një kohë me festën e pashkëve. Ky sulm është kryer kundër gjithë njerëzimit. Shpreh ngushëllimet e mia dhe të popullit tim për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre në sulme si dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, thekson presidenti Erdoğan në postimin e tij.
I condemn in the strongest terms possible the Easter terror attacks in #SriLanka. This is an assault on all of humanity.
On behalf of the Turkish people, I offer my condolences to the families of the victims and the people of #SriLanka, and wish a speedy recovery to the injured.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) April 21, 2019