Neziri: Shkolla e Kalishtit si në Afrikë, do të fillojmë të re

Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, gjatë qëndrimit në Strugë, premtoi se dikasteri i tij do të bëj të gjitha përpjekjet për fillimin e procedurave që kjo shkollë të futet në programin e ndërtimit të shkollave të reja.

“Ne do të bëjmë gjithcka në një kohë të shkurtër, dhe do të fillojmë menjëher procedurat që kjo shkollë të futet në programin për ndërtimin e shkollave të reja. Kushtet që janë këtu në këtë shkollë nuk janë në Afrikë jo më në Europë” – theksoi zv/ministri Neziri.

Ndërsa, nga pushteti vendor potencojnë se do të vendosin së bashku me prindërit se cfarë do të bëjnë me  shkollën e Kalishtit, por theksojnë se ata do të mbështesin variantin e ndërtimit të një shkolle të re, se sa të investojnë në godinën e vjetër.Ndërkohë, prindërit kërkojnë urgjentisht që të ndërhyret dhe theksojnë njëzëri që nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të dërgohen në shkolla të tjera në fshatrat fqinje apo edhe në qytet./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button