Nishani dhe Rama përballë Fules

Javën e ardhshme Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe lideri i opozitës, Edi Rama, do të vizitojnë Brukselin. Për Nishanin kjo do të jetë vizita ‘e parë’ jashtë vendit duke qenë se vizitat në Kosovë dhe Maqedoni janë më shumë detyrim se sa axhendë natyrale.

Nishani do të takohet me Komisionarin për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, takimi i cili do të mbahet me 18 shator në orën 11:30. Ky takim vjen në një kohë kur Shqipëria pret marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përgjigjen për këtë Komisioni Evropian pritet ta japë në fillim të muajit tetor.

Ndërsa takimi me liderin e opozitës vjen në një kohë kur pritet konkretizimi i marrëveshjes politike mazhoranca-opozitë të nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar, ku parashikohej reforma zgjedhore, e cila është përfunduar, reforma parlamentare, e papërfunduar ende dhe reforma në sistemin e drejtësisë që është në diskutim e sipër.

Takimi Fule-Rama do të mbahet me 19 shtator në orën 16:15, pikërisht një ditë para mbajtjes së seancës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Ky do të jetë ndoshta sinjali i fundit i BE-së për të kuptuar se sa janë të gatshme dy kampet politike në Shqipërisë për të bashkëpunuar për marrjen e statusit kandidat./shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button