FITR: 5 milion euro për projekte inovative, duam që kompanitë e regjionit të Pollogut të aplikojnë

Me qëllim rritjen e aplikimit nga ana e kompanive të regjionit të Pollogut për fondet që ofron Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot në Tetovë u prezentua instrumenti për kofinancim të granteve për komercializim të inovacioneve, transmeton Portalb.mk.

Ashtu siç u tha gjatë prezentimit, kompanitë e regjionit të Pollogut shumë pak kanë aplikuar në thirrjen e parë të Inovacionit për marrjen e këtyre fondeve, andaj këtë herë para afaristëve të regjionit të Pollogut u prezentua procedura e aplikimit dhe kriteret e zgjedhjes, tanimë që thirrja e dytë është e hapur.

“ Sot në Tetovë e prezentojmë këtë instrument për mbështetje financiare të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, me qëllim që t’u mundësojmë atyre rritje, t’i motivojmë të prodhojnë produkte të reja, në mënyrë që të bëhen sa më konkurrent në treg”, tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski theksoi se me qëllim rritjen e numrit të aplikimeve nga ky rajon, ata kanë nënshkruar marrëveshje me Agjencinë për Përkrahje të Ndërmarrjeve ” ESA” në Tetovë.

“Numri i madh i pjesëmarrësve sot tregon që afaristët janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth këtij programi të financimit. Ajo që është e re për kompanitë e regjionit të Pollogut, do të mundësojmë ndihmë teknike për ata që janë të interesuar të aplikojnë, lokalisht,  në Agjencinë për Përkrahje të Ndërmarrjeve ” ESA”në Tetovë, ku do të mund të marrin informacione për kushtet dhe kriteret e këtij programi.” tha Despotovski.

Ai theksoi se deri tani, në thirrjen që është hapur para dy javëve dhe që zgjat deri më 15 maj, në ueb faqen e tyre kanë aplikuar më shumë se 1000 kompani.

Prezentimi i instrumentit për kofinancim të granteve për komercializim të inovacioneve në Tetovë
Prezentimi i instrumentit për kofinancim të granteve për komercializim të inovacioneve në Tetovë

Fondi total i thirrjes që tanimë është e hapur është 5 milion euro, prej të cilave 3 milion i siguron Qeveria e RMV dhe 2 milion i siguron Banka Botërore.

Përkrahja përmes këtij instrumenti është i dedikuar për projekte me qëllim të qartë komercial të cilat janë në fazë të prototipit (ose fazë të veçantë në varshmëri nga lloji i produktit, shërbimit apo procesit inovativ).

Derisa kompania e realizon me sukses projektin, shfrytëzuesi e ka për obligim të shpaguaj rojalti ndaj fondit në vlerë prej 5% nga të hyrat e përgjithshme të gjeneruara nga rezultatet e projektit, në kohëzgjatje prej 5 vitesh pas mbarimit të projektit, ose deri në shpagimin e 120% nga shuma e dhënë.

Kriteriumet për vlerësim që merren parasysh janë: shkalla e inovacionit, kualiteti i projektit, kapaciteti i stafit, potenciali i tregut dhe ndikimi.

Despatovski theksoi se edhe nëse projekti është jo i suksesshëm, pas pesë vitesh mbyllet procedura e projektit plotësisht.

Salajdin Idrizi, nga Agjencia për Përkrahje të Ndërmarrjeve ”ESA” tha se ndërmarrjet i kanë dyert e hapura që të vijnë dhe të konsultohen dhe informohen në çdo kohë.

“Kompanitë e regjionit të Pollogut i kanë dyert e hapura të vijnë dhe të kërkojnë ndihmë, ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë. Tanimë mbi 20 vite punojmë me kompani të ndryshme, kështu që kemi përvojën e duhur për t’u ndihmuar këtyre kompanive”, tha Idrizi.

Më shumë për aplikimin dhe procedurat mund të lexoni këtu.

LEXO: Fondi për Inovacione shpalli thirrjen e dytë në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike të Qeverisë
LEXO: Fondit për Inovacion kanë filluar t’i rikthehen fondet nga grantet që ua ka ndarë kompanive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button