Ndihma e Shpejtë në RMV, 12 autombulancat arritën në Ministri të Shëndetësisë (FOTO)
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë arritur 12 autoambulancat e reja, për të cilat, më 7 dhjetor 2018 u nënshkrua tenderi me ndërmarrjen “Automotiv Grup”. 6 autoambulanca do t’i marrë Shtëpia e Shëndetit e Shkupit, kurse për 6 të tjerat, siç edhe njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ende nuk është vendosur se ku do të shpërndahen, transmeton Portalb.mk.
“Kanë arritur 12 veturave e reja të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore (NSHM). Gjatë ditëve në vijim do të regjistrohen dhe do të lëshohen në përdorim. 6 prej 12 autoambulancave do të shkojnë në Shkup, kurse 6 të tjerat do të shpërndahen aty u ka më shumë nevojë, në tërë shtetin”, tha Filipçe.
Në rrjedhë është edhe analiza e fizibilitetit për gjetjen e mënyrës së funksionimit të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), e cila është duke u realizuar me partneritet publik-privat, për të cilin më 29 mars skadoi afati 60-ditor për përfundim të të njëjtit nga ndërmarrja kontraktuese “BASME-KT”. Siç njoftuan nga Kabineti i Filipçes, analiza ende nuk ka përfunduar.
Analiza duhet të tregojë mënyrën e funksionimit të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, dhe për shkak se ajo realizohet në partneritet publik-privat, ngjalli reagime të shumta në publik, ngaqë mund të dërgojë në privatizimin e ndihmës së shpejtë.
LEXO: Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni urgjentisht i duhet ndihmë! (VIDEO)
Në analizën që e realizoi Portalb.mk për shërbimin e Ndihmës së Shpejt, për intervenime duhet të bëhen në shtëpitë e shëndetit ku kanë autoambulanca të amortizuara dhe të vjetërsuara, dhe ku ka numër të ekipeve dhe të autoambulancave që nuk korrespondon me numrin e popullsisë, si: Kërçova, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, Koçani dhe Dibra. Të njëjtat shtëpi edhe kanë kërkuar autoambulanca dhe ekipe shtesë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018-të 6 milionë denarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e 40 autoambulancave, nga tetë shtëpi të shëndetit.