Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në RMV: Pres që BE-ja ta njohë “mrekullinë reale”

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot është takuar me përfaqësuesen e re të përhershme në Maqedoninë e Veriut, Narine Sahakjan, e cila ia ka dhënë kopjet e letrave akredituese, njofton Portalb.mk.

Ministri Dimitrov, ashtu siç informojnë nga kabineti i saj, ka shprehur kënaqësi dhe falënderim ndaj misionit të UNDP-së në vend.

“Në rrugën reformuese drejt BE-së, angazhimi dhe iniciativat e UNDP-së në gjithëpërfshirjen sociale, punësimit produktiv, zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë, barazisë gjinore, përforcimit të institucioneve dhe mjedisit jetësor, kanë qenë ndihmë tepër e çmuar për ne”, tha Dimitrov.

Sahakjan, ashtu siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, e ka ndarë entuziazmin dhe pritjen se partnerët evropian do ta njohin “mrekullinë reale”, ashtu siç e ka quajtur dhe përpjekjet e përhershme të Maqedonisë së Veriut që të bëhet pjesë kredibile e Bashkimit Evropian.

Në takim, Sahakjan ka shprehur kënaqësi të sinqertë nga mundësia që ta vazhdojë misionin e saj, të filluar nga vitit 2016-të, në vendin, ashtu siç ka theksuar, në momentin historik pozitiv.

Duke folur për aktivitetet prioritare të UNDP-së në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2020, Sahakjan ka konstatuar se mundet të pritet bashkëpunim i frytshëm, duke e pasur parasysh se ata janë në korrelacion të plotë me prioritetet e Qeverisë.

Në takim, thuhet në kumtesë, është diskutuar edhe për çështjet konkrete, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit gjithëpërfshirës me Zyrën e UNDP-së në Shkup dhe zbatimin e projekteve ekzistuese në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button