OBSH: Gjatë përleshjeve në Libi kanë humbur jetën 147 persona

Së paku 147 persona kanë pësuar për vdekje nga përleshjet në Libi që janë duke zgjatur 11 ditë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).

OBSH në rrjetin social njoftoi se gjatë përleshjeve në Libi janë plagosur 614 persona. Më tej paralajmëroi edhe dërgimin e pajisjeve mjekësore dhe punonjësve mjekësorë në Libi.

Khalifa Haftar, komandant ushtarak me seli në Libinë lindore, më 4 prill nisi aksion ushtarak me një plan ambicioz për të marrë kryeqytetin Tripoli, në të cilën është selia e Qeveria e Unitetit Kombëtar.

Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur në kryengritjen e përgjakshme me mbështetje të NATO-s u përmbys, më pas edhe vrarë lideri Muammar Gaddafi, pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë divergjencat e mëdha politike në vend sollën deri te dy qendra të ndara të pushtetit, njëra në Libinë lindore me të cilën lidhet Haftar dhe tjetra në Tripoli, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button