Siljanovska në Sveti Nikollë, Mickoski kundërpërgjigje Zaevit: Qeveria e Maqedonisë u rrëzua si stiropor (FOTO)

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Gordana Siljanovska dhe lideri i partisë, Hristijan Mickoski sot realizuan tubim në Sveti Nikollë, transmeton Portalb.mk.

Hristijan Mickoski i është kundërpërgjigjur liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.

“Sot në tubimin në Shkup, Zaevi më parashtroi pyetje, dhe ja do t’i përgjigjem nga i bukuri Sveti Nikolle. E para që kur e bëri marrëveshjen kapitulluese, dhe doli se identiteti është beton, sot del se  ka mësuar vëllain e tij në ndërtimtari, dhe betonit i shtoi armaturë. Qeveria e Maqedonisë u rrëzua si stiropor”, tha Mickoski.

Gordana Siljanovska  ka vlerësuar se RMV-ja vështirë se do të marrë datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, pa sundimin e së drejtës, pa luftim të krimit dhe korrupsionit, luftim të nepotizmit dhe pa përmirësim të sistemit shëndetësor dhe arsimor.

“Politika e keqe duhet ta frenojë drejtësinë. Politika e keqe duhet të sanksionohet. Qeveria non-stop flet për politikë, kurse ne non-stop i paralajmërojmë për drejtësinë, por drejtësia është para politikës. Nëse politika nuk kufizohet nga drejtësia, nëse nuk është nën drejtësinë,  do të sjellë autorizime diskredituese”, tha Siljanovska.

Tubimi i kandidates për presidente të RMV-së, Gordana Siljanovska në Sveti Nikollë
Tubimi i kandidates për presidente të RMV-së, Gordana Siljanovska në Sveti Nikollë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button