Thaçi: Maqedonasit dëmtojnë ekonominë shqiptare

Në zgjedhjen e kandidatit të Partisë Demokratike Shqiptare në Gostivar, Mijat Sadiku për kryetar të këtij qyteti, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se shqiptarët në Maqedoni janë në një gjendje shumë të rëndë dhe shumë të vështirë.

“Padyshim se qytetarët tonë, shqiptarët duhet të kuptojnë se përveç të gjitha shkeljeve të drejtave që na e bëjnë maqedonasit, ata na kanë dëmtuar shumë në aspektin ekonomik. Populli jonë është në gjendje shumë të mjerueshme. Andaj, bashkërisht duhet ti lutim të gjithë, që të angazhohen dhe ti bindim se pa politikë të fortë të gjitha janë të kota, pa politikë të fortë nuk ka akademi, nuk ka universitet, nuk ka jurisprudencë, nuk ka drejtësi dhe nuk ka perspektivë.  Na pret një punë shumë e rëndë, një angazhim maksimal” tha Thaçi. 

Ndërkaq Mijat Sadiku falënderoi kuvendarët për mbështetjen e dhënë duke u shprehur:

“Kandidatuara ime ishte produkt i brengës sime dhe të gostivarasve për të tanishmen dhe të ardhmen e qytetit tonë. Gostivari ka dinjitetin e vet, gostivarasit kanë krenarinë e tyre, gostivarasit kanë traditën, kulturën e tyre. Gostivarasit janë punëtor, të mençur, të ditur, ata meritojnë zhvillimin, ata meritojnë jetë më të mirë, ata meritojnë Evropën. Gostivarasit bashkërisht do ti dënojnë personat që kanë privatizuar me luftën e tyre ardhmërinë e gostivarit. Askush s’është mbi qytetarët, qytetari është mbi të gjitha. PDSH-ja, unë dhe Ju bashkërisht kemi dijen tonë, përvojën tonë, përkushtimin tonë, të ofrojmë ndryshime në qeverisje për një jetë dhe një ardhmëri më të mirë për ata të cilët jetojnë dhe e duan Gostivarin” tha Sadiku./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button