Merko dhe Elmazi do të përballen në gjyq

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe kryetari i degës së PDSH-së, në Strugë, Lavdrim Elmazi më 20 shtator do të kenë perballjen e parë në Gjykatën Themelore të Strugës, pas akuzave  që konsumuan ndaj njëri-tjetrit, publikisht në muajin qershor.

Ramiz Merko, njëherësh edhe kryetari i degës së BDI-së në Strugë, ka paditur homologun e tij të PDSH-së, Lavdrim Elmazi, për shpifje dhe prezantimin e të pavërtetave në adresë të tij dhe familjes së tij më të ngusht në gazetën ditore ”KOHA” dhe portalin ”Strugalajm”.

Merko dhe Elmazi gjatë muajit qershor shkëmbyen akuza të rëndë ndaj njëri tjetrit të cilat patën një jehonë të madhe në Strugë. Si shkas për këtë përplasje verbale sherbeu çështja e rinovimit të xhamisë ”Mustafa Celebiu” në qendër të qytetit për të cilin Merko dhe Elmazi patën qëndrime diametralisht të kundërta./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button