Higjiena Komunale: Shitësit në Çarshinë e Shkupit të mos hedhin mbeturinat ku të munden
Eko-kontrolli i NP “Higjiena Komunale” ka paralajmëruar shitësit në çarshinë e vjetër të Shkupit dhe në të ashtuquajturën “Rruga e plastikës” të mos hedhin mbeturina ku të munden, transmeton Sdk.mk.
Nga kompania thonë se përballen çdo ditë me hedhjen e parregullt të mbeturinave nga paketimet dhe mbeturinat ushqimore, si dhe mosrespektimi i periudhave të caktuara të hedhjes së mbeturinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe bulevardin Nikola Karev.
“Gjatë javës së kaluar, Eko-kontrolli zhvilloi aktivitete edukative për trajtimin e duhur të mbeturinave me pronarët e dyqaneve dhe objekteve hotelierike në Çarshi dhe në Rrugën e plastikëve. Shitësit u njoftuan për Ligjin për Pastërtinë Publike dhe mësuan se si të rregullojnë siç duhet mbeturinat e tyre, ndërsa furnizuesit, për trajtimin e duhur të mbeturinave ushqimore, për të shmangur përhapjen e sëmundjeve infektive”, thanë nga NP “Higjiena Komunale”.
Ata thonë se nëse përkundër paralajmërimeve shitësit nëpër dyqane vazhdojnë të hedhin mbeturina, do të pasojnë ndëshkime.
absolutisht e pasakte sa i perket carshise se vjeter ne Shkup.
ajo eshte vendi me i paster i kryeqendres
vend ku shitesit jo vetem qe nuk hedhin mbeturina, AS RASTESISHT NUK HEDHIN DHE ASKUSH PREJ TYRE NUK HEDH, por e kultivojne kulturen esnafe, si dikur si sot, qe secili te fshije para deres se vet
ne carshine e vjeter fshiresit e rrugeve me shume pushojne se sa qe punojne, edhe ate jo qe jane dembele por nuk ka pune per ta
nuk ka edhe shporta, jane gjithsejt 3 apo 4 sa kam numeruar vete, dhe paramendoni ne nje hapesire aq te madhe dhe aq frekuente, pa shporta mbeturinash, serisht carshia eshte shembelltyre e pastertise
per rrugen e Plastikeve ka ckamos, edhepse ajo mumd te behet promenade e shkelqyer dhe pasqyre po aq e mire e shqiptareve apo ne pergjithesi popullates muslimane nese shitesit do te ishin detyruar me ligj te fusin brenda dyqanit cdo mall, e jo mallrat te shtrihen ne trotoar si ne lagjet e varfera lindore apo ashtu dicka
me sankcione per nxjerren e mallrave jashta dyqaneve (per kete ekzistojne depote e mallrave dhe vitrinat, se zaten njeriu kur shkon te bleje p.sh vaske nuk duhet ta shohe mbi trotoar ate qe ti kujtohet apo inspirohet ta bleje:-), me sankcione per parkimin e veturave sipas rregullit te Kapadahiut qe nuk honeps interesin e tjereve, me ndertim perkingu te mire disakatesh qe do servisonte edhe Seraven e afert, dhe me mbjellje drunjsh, vendosje pajisjesh urbane si ulese dhe shporta mbeturinash dhe kandelabra te bukura modeste, Rruga e Plastikeve nga nje keqpasqyre e jona mund te behet dicka krejt tjeter
Alo prefekt? Alo Shilegov?