Disney ka prezantuar pamjet e para zyrtare të “Lion King” (VIDEO)

Disney të mërkurën e prezantoi trilerin e parë zyrtar për filmin e ardhshëm amerikan “Lion King”, raporton Billboard.

Ky rimejk i filmit legjendar të animuar të Disney nga viti 1994, premierën e tij fillimisht do të duhej ta ketë në SHBA më 19 korrik të këtij viti, dhe pastaj në kinematë në të gjithë botën.

Image

Në film zërat e personazheve i huazuan disa nga emrat më të mëdhenj të aktorëve, ndër të cilët janë: Donald Glover, Seth Rogen, Chiwetel Ejiofor, Alfre Woodard, Billy Eichner, John Kani, John Oliver, Beyonce dhe James Earl Jones, shkruan KOHA Ditore.

Skenari për publikimin e sivjetshëm të filmit klasik “Lion King” është shkruar nga Jeff Nathanson, ndërsa për regji dhe produksion përgjegjës është Jon Favreau.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button