Pasnesër vrasësi i Muhamedali Jasharit në Gjyq!

Pasnesër pritet të filloj procesi gjyqësor kundër vrasësit të maturantit Muhamedali Jashari nga Kondova e Shkupit. Gjykimi është caktuar për të enjten me fillim në ora 10.00. Familjarët e Jasharit presin në ankth, edhe më tej mbajnë shpresa se procesi nuk do të prolongohet.

“Ne jemi në pritje ashtu siç tha edhe avokati mbrojtës sot, gjykimi do të mbahet pasnesër me 6 gusht me fillim në orën 10. Besojmë se procesi gjyqësor do të realizohet dhe se të akuzuarit do të jenë të pranishëm. Ne rast se shtyhet sërish, ne nuk kemi asgjë në dorë, nuk kemi çka të bëjmë përveç se të presim, ne nuk kemi ndonjë Qeveri si duhet që gjërat tek ne të trajtohen si duhet, kështu që do të presim” tha Xhevair Jashari, babi i Muhamedalisë.

I dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit Muhamedali Jashari është bashkëmoshatari i tij D.T nga Shkupi.
Ndryshe, me 8 prill të vitit 2011, Muhamed Ali Jashari deri sa ka tentuar ta mbronte shokun e tij maqedonas Darko Ançev është goditur me shufër hekuri në kokë, dhe nga lëndimet e tepërta ka gjetur vdekjen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button