Skopje Design Week për herë të dytë në Shkup

Nga sot fillon edicioni i dytë i Javës së dizajnit (Skopje Design Week) i cili do të mbahet në Kurshumli An dhe do të zgjasë deri më 10 shtator. Në këtë eveniment pritet të marrin pjesë mysafirë nga Britania e Madhe, Polonia, Çekia, Sllovenia dhe forca të reja të etabluara dizenjatore nga Maqedonia.

Një pjesë e programit të Javës së dizajnit 2012, krahas mysafirëve nga Britania e Madhe, janë edhe mbi pesëdhjetë mysafirë nga të gjitha vendet e rajonit, si dhe nga Polonia, Çekia, Sllovenia… Vend të posaçëm në program kanë të rinjtë, si dhe forcat e reja të etabluara nga Maqedonia.

“Këtë vit Helsinki është kryeqendra botërore e dizajnit. Shkolla finlandeze e dizajnit është vendi ku janë arsimuar shumë dizejnerë nga rajoni dhe prej atje vijnë jo vetëm eksponate, por edhe një grup i dizajnerësh të rinj të etabluar, të cilët mund të mbajnë master-klasë joformale me dizajnerët tanë, por edhe të vendosin bashkëpunim me kompanitë tona”, informojnë nga “Dhoma publike” nga Shkupi.

Krahas pjesës ekspozuese – në të dy katet e Kurshumli Anit dhe në hapësirën pas tij – pjesë posaçërisht e rëndësishme janë edhe punëtoritë, prezantimet dhe diskutimet që do të zhvillohen vazhdimisht, gjatë këtyre shtatë ditëve. Në orët e mbrëmjes, gjatë javës, ndërkaq gjatë tërë ditës në ditët e fundjavës, do të ketë punëtori kreative për fëmijë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button