Dy djelmosha vetëvriten me varje

Dy trupa të pajetë të djelmoshave të rinj janë gjetur dje, kumtoi policia. Sipas supozimeve të para, në të dy rastet bëhet fjalë për vetëvrasje.

Trupi i vdekur i 19-vjeçarit N.M është gjetur në afërsi të Kamnikut. E gjeti një kalimtar rasti, ndërsa kufoma është dorëzuar në mjekësinë gjyqësore. Policia kumtoi se i riu me siguri është vetëvrarë me varje.

Policia informon për edhe një vetëvrasje të një djaloshi 16-vjeçarë nga fshati Vërbjan të Gostivarit. Djaloshi me siguri është gjetur në afërsi të Çegranit, i varur në dru. Zhdukjen e tij e paraqiti një bujk nga Çegrani, tek i cili i riu punonte, pas çka policia pas gjurmimit disaorësh e gjeti në afërsi të fshatit.

Hetimin në vendngjarje e bëri gjykatësi hetues, prokurori publik dhe ekipe të SPB Tetovë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button