Vetting brenda PD,publikohet skema britanike e përzgjedhjes së kandidatëve

Pavarësisht se Partia Demokratike nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

Në deklaratën e PD thuhet se dy ekspertë britanikë ndodhen në Tiranë, për të ndihmuar PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve, transmeton Opinion.

Sipas PD seleksionimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza, duke nisur me ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve, përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë dhe në fund procesi i seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

“Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia. Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një Vetting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal”, njofton PD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button